E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH: Prioritare kartat e Identitetit e lista e zgjedhesve

Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaron se pajisja me e shtetasve me kartat e identitetit dhe njohjen e zgjedhësve me listat paraprake të shpallura janë prioritet për zgjedhjet e qershorit 

TIRANE- Nëpërmjet një deklarata për shtyp KSHH rithekson si prioritare dhe urgjente pajisjen me karta identiteti të zgjedhësve që nuk kanë pasaportë. “Çdo lloj formalizmi, ngadalësimi ose mungesë organizimi mund të shoqërohej me pasoja të dëmshme. E themi këtë edhe për faktin se, koha deri në zgjedhjet e 28 qershorit është relativisht e shkurtër. Shteti duhet t’u krijojë shtetasve mundësitë reale për të ushtruar të drejtën kushtetuese për të votuar” thuhet në deklaratën për shtyp të KSHH-së.

KSHH mendon se fillimi i procesit të aplikimit të qytetarëve për pajisjen me pasaporta biometrike, mund të “vështirësonte ose të ngadalsante procesin e pajisjes me karta identiteti të zgjedhësve që nuk kanë pasaportë”. Për këtrë KSHH i sugjeron Ministrisë së Brendshme të rishqyrtojë nismën për të kaluar në të njëjtën kohë edhe në aplikimin e pajisjes së shtetasve me pasaporta biometrike.

KSHH i bën thirrje edhe njëherë zgjedhësve që deri më sot nuk kanë aplikuar dhe nuk janë pajisur me karta identiteti, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrë, që garanton pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlametare të 28 qershorit 2009.

Një tjetër çështje e rëndësishme dhe prioritare është njohja e zgjedhësve me listat paraprake të shpallura. KSHH i sugjeron kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore që të shqyrtojnë këtë çështje, të ushtrojnë kontroll për zbatimin e kësaj detyre brenda afateve të përcaktuara në ligj. Gjithashtu KSHH i bën thirrje zgjedhësve të verifikojnë saktësinë e emrave në listat paraprake të shpallura dhe në rast pasaktësie ose mungese, në përputhje me ligjin, të kërkojnë korrigjimin e tyre.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›