Britani, vendoset ekstradimi i Kumbaros
Gjykata e Londres vendosi ekstradimin e ish-oficerit te SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Gjykatesit kane patur prova te mjaftueshme, ku vertetohet se i pandehuri eshte Ilir Kumbaro dhe jo shtetasi me identitet Shaqa Shatri.
Gjykata ka vendosur lejimin e ekstradimit te Kumbaros, duke i dhene fund keshtu procesit ne favor per shtetin shqiptar.
Avokati i Kumbaros, nuk ka pranuar te jape asnje koment nese do ta apeloje apo jo vendimin.
Per momentin Kumbaro eshte ne dispozicion te shtetit shqiptar, ku pritet qe pas ekstradimit te perballet me drejtesine. Ai akuzohet per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Lajmi i ekstradimit te Ilir Kumbaros ka sjelle edhe reagimin e organizates se njohur per te drejtat e njeriut Amnisti Interneshenell, e cila e ka mirepritur kete vendim te drejtesise britanike.