Zgjedhjet, IRI projekt per monitorimin e platformave politike
Instituti Ndërkombëtar Republikan prezanton projektin e monitorimit të platformave të partive politike dhe kandidatëve përgjatë fushatës zgjedhore 2009. Drejtori për Europën u takua sot me presidentin Topi.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave, Drejtorin për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, (IRI), Jan Suroçak, i cili ndodhet në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare.
Presidenti Topi i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikë institucioneve amerikane, dhe në veçanti të organizatës ndërkombëtare IRI në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.
Gjatë takimit Presidenti Topi vlerësoi si të rëndësishëm dhe të sukseshëm rolin e zotit Suroçak në drejtimet e mëparshme të programeve të financimit për zgjedhjet në disa vende të Evropës dhe shprehu bindjen se Instituti Ndërkombëtar Republikan do të vazhdojë të japë kontribut të rëndësishëm në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009 në vendin tonë.
Nga ana e tij, Drejtori për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Jan Suroçak, duke falënderuar për pritjen e ngrohtë uroi Kreun e shtetit për anëtarësimin në NATO dhe për përparimin e shënuar nga Shqipëria në rrugën e përmbushjes së aspiratave të saj integruese. Ai u shpreh se Instituti që ai drejton do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj drejt një vendi me demokraci të zhvilluar e të përparuar.
Zoti Suroçak prezantoi projektin më të ri të IRI-t në vendin tonë, i cili fokusohet në monitorimin e platformave të partive politike dhe kandidatëve përgjatë fushatës zgjedhore 2009 dhe në monitorimin e performancës së partive dhe deputetëve pas zgjedhjeve.
Suroçak theksoi se projekti do të ketë si synim edhe realizimin e programit për njerëzit me aftësi të kufizuara duke u siguruar atyre akesin e nevojshëm në sistemin politik, me qëllim që platformat dhe programet politike në ndihmë të tyre të përqafohen nga partitë politike përpara zgjedhjeve, si dhe të punohet për axhendën në dobi të tyre me parlamentin e ri.
(s.g/BalkanWeb)