KSHH: Situata paszgjedhore, e papajtueshme

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehu sot shqetësimin për "situatën paszgjedhore që u krijua dy ditët e fundit, për shkak të bllokimeve të procesit të numërimit të votave në disa zona, e veçanërisht në qarkun e Fierit." "Kjo situatë është e papajtueshme me të drejtën për të votuar dhe respektimin e vullnetit të popullit, përmbushja e të cilëve përbën standardet themelore për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri," thuhet në deklaratën për shtyp të KSHH.
Në këtë kuadër, subjektet zgjedhore duhet të shprehin qartë zellin e duhur për respektimin e këtyre standardeve, kurse organet zgjedhore kanë detyrë të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, me përgjegjësi të plotë. Veçanërisht, një rol i rëndësishëm i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili duhet të realizojë të gjitha detyrat e tij për administrimin e këtij procesi deri në fund, me objektivitet dhe besueshmëri, thuhet më tej në këtë deklaratë. Kjo organizatë bëri thirrje për përmbylljen e procesit me shpejtësinë, korrektësinë, dhe dinjitetin që votuesi shqiptar meriton.