KSHH: Zgjedhjet, u shënuan arritje, por pati dhe probleme
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se procesi zgjedhor i 28 qershorit ka pasur arritje në krahasim me proceset zgjedhore të mëparshme. KSH: U shmang fenomeni i Dushkut, por su shmangën votimet familjare.TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se procesi zgjedhor i 28 qershorit ka pasur arritje në krahasim me proceset zgjedhore të mëparshme. KSH: U shmang fenomeni i Dushkut, por su shmangën votimet familjare
Në një konferencë për shtyp kryetarja e KSHH-së, Aurela Anastasi nënvizoi anët pozitive si dhe anët negative që u vërejtën në këtë proces nga 150 vëzhguesit e kësaj organizate të cilët kanë monitoruar procesin e votimit në të rang vendi. Po kështu në raport, KSHH jep dhe vlerësimin për fushatën zgjedhore.
Ndër hapat pozitivë të procesit zgjedhor vërehen faktin se për herë të parë u parashikuan shanset e barabarta gjinore përsa i përket pjesëmarrjes së gruas në garën elektorale.
Gjithashtu pozitive ishte dhe pajisja e qytetarëve me karta identiteti “cka përjashtonte përdorimin certifikatës, si dokument identifikimi për të votuar, që linin vend për abuzime”- tha Anastasi.
KSHH, cka sheh mjaft pozitive është dhe shmangia e fenomenit të Dushkut.
Në përgjithësi fushata parazgjedhore vërehet se ka kaluar më e qetë se në zgjedhjet e mëparshme, po kështu pjesëmarrja e votuesve ka qenë më e madhe, deri në 50 %.
KSH vëren si shqetësues faktin që mjaft kryetar komune, apo bashkisë të cilët kanë hyrë në garën elektorale për deputet nuk kanë hequr dorë nga mandati i tyre si kryetar komune, apo bashkie. Kjo vëren KSHH është bërë temë debati dhe në mbledhjet e KQZ-së
Ndër anët negative të këtij procesi KSHH vëren se në disa QV ka pasur vonesë në hapjen e votimeve, si dhe raste të votimit familjar.
KSHH vëren se policia ka luajtur një rol neutral dhe se kryesisht mbyllja e QV ka ndodhur pa probleme dhe brenda orës 19.00. Vetëm në disa QV është vërejtur shtyrja e afatit të mbylljes së votimeve, 30- 90 minuta nga afati zyrtar për shkak të fluksit të votuesve.
(s.g/BalkanWeb)