E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora 12 30 ECA e KRIK: Numërohen ¼ e kutive, PS në avantazh me 1.38 % nga PD

Sipas të dhënave të apdeituara minutë pas minute, në rang vendi Partia Socialiste vazhdon të jetë në avantazh të lehtë kundrejt PD-së. Si forcë e tretë politike deri në këto momente është LSI me 5. %. Në rang koalicioni Aleanca e Ndryshimit e kryesuar nga PD është në avantazh me 46.18 % të votave.TIRANE-Numërimi i votave vazhdon normalisht, ndërsa në disa qendra është ndaluar për të pushuar komisionerët. ECA e KRIK informon se deri në orën 12.16 minuta janë numëruar në rang vendi 1141 kuti votimi, gati ¼ e kutive të votimit.

Sipas të dhënave të apdeituara minutë pas minute, në rang vendi Partia Socialiste vazhdon të jetë në avantazh kundrejt PD-së. Kështu Partia Socialiste kryeson me 40.93 % të votave, ndërsa PD ka 39 .55 % të votave në rang vendi. Si forcë e tretë politike deri në këto momente është LSI me 5. %, më pas vjen PSD 2.25 %, PR 2.15 %, PBDNJ 1.4 %, PDI 0.94 % , PLL 0.85 %, G99 0.85 %, PDK 0.81 % dhe PAA 0.7 % .

Në rang koalicioni Aleanca e Ndryshimit e kryesuar nga PD është në avantazh me 46.18 % të votave, dhe vetëm me një përqindje të vogël prej 0.11 % është Bashkimi për Ndryshim i kryesuar nga PS-së. 46.07% më pas vjen koalicioni Aleanca Lëvizja Socialiste për Integrim me 5.69 % me 4 mandate dhe Poli i Lirisë me 1.71 % asnjë mandat.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›