E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH, apel partive: Bëni fushatë të kulturuar

Komiteti Shqiptar i Helsinkit apelon partitë politike që të angazhohen për një fushatë elektorale të kulturuar. Në një deklaratë për shtyp, KSHH është shprehur se partitë politike duhet të kenë në qendër të diskutimeve të tyre propagandën zgjedhore dhe debatet konstruktive dhe jo mllefet dhe sharjet personale. Sipas KSHH-së, për të marrë vlerësime pozitive në fund, partitë duhet të bëjnë një fushatë elektorale të kulturuar. Në deklaratën për shtyp, KSHH-ja thekson se "propaganda zgjedhore duhet të karakterizohet nga një debat konstruktiv dhe norma të kulturës demokratike". Gjithashtu KSHH-ja sugjeron që partitë politike të shprehin publikisht angazhimin dhe gatishmërinë për të zhvilluar një fushatë të ligjshme dhe pa konflikte. Sipas KSHH-së, pavarësisht premtimit të subjekteve, etika është shkelur dhe nuk është respektuar. Edhe në këtë garë elektorale, liderët e partive shqiptare kanë dhënë garanci në mënyrë sporadike për fushatë të kulturuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›