Uilliams regjistrohet për 2010-ën
Uilliams ka paraqitur kërkesën për regjistrim në Botërorin 2010 te Formula 1. Megjithatë, drejtuesit e skuderisë angleze pretendojnë se ky fakt nuk rrezikon të prishë unitetin e FOTA-s. Drejtori i përgjithshëm, Adam Perr, deklaroi: "Uniteti i Shoqatës së Skuadrës së F1 është mjaft i rëndësishëm për ne. Së bashku me anëtarët e tjerë të FOTA-s i kërkuam federatës që të gjendet një kompromis rreth rregullores së Botërorit 2010. Megjithatë, ne kemi edhe një kontratë për të respektuar me FOM-in dhe FIA-n. Na kanë paguar rregullisht për pjesëmarrjen dhe e shohim si detyrim moral dhe ligjor të mos e braktisim cirkuitin".