E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi u jep shtetësinë shqiptare 18 personave

Presidenti Bamir Topi ka firmosur dje dekretin për dhënien e shtetësisë për 18 persona. Zyra e shtypit të Presidentit bëri të ditur se vendimi është dhënë në mbështetje të nenit 92, pika "c", të Kushtetutës, të nenit 9 dhe të nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, "Për shtetësinë shqiptare", bazuar edhe në propozimin e ministrit të Brendshëm. Kjo shtetësi është dhënë me kërkesë të vetë personave dhe ata që kanë përfituar janë; Xhavit Rexhep Berisha, Ilirjana Januz Berisha (Gutaj), Enes Xhavit Berisha, Edon Xhavit Berisha, Mustafa Ahmet Güven, Ëilliam Nelson Forrest Niven, Byeong-Tak Hi-Dong Song, Erkan Erdem Ercan Derin, Xhelal Rafiz Ismali, Fitore Shefqet Tarani (Grezda), Adil Mustafë Mustafa, Sehare Qemal Mustafa (Xheladini), Blerina Adil Mustafa, Blerta Adil Mustafa. Gjithashtu Presidenti Topi u ka ridhënë shtetësinë shqiptare me kërkesë të tyre edhe tre personave. Ata janë Endris Burhan Millo, Fran Mark Gegaj (Gega) dhe Tonin Mark Gegaj (Gega).



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›