E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS:Hagës i duhet organ mbeshtetës

Këshilli i Sigurimit i OKB-së njofton se mund të nevojitet prania e një organi mbështetës për të kontribuar dhe mbështetur në vazhdimin e punës me gjykatat e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në Ruanda dhe ish-Jugosllavi, që pritet përfundojë në vitin 2010. Gjykata për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, me qendër në Hagë, e krijuar në vitin 1993 dhe ajo për Krimet e Luftës në Ruanda, me qendër në Arusha, Tanzani, e krijuar në vitin 1994, po bëjnë përpjekje shtesë për të plotësuar punën e tyre për shkak të sasisë së të cilës, të dyja organet kanë deklaruar se nuk do të mund të arrijnë ta përfundojnë detyrën me sukses brenda afatit të caktuar. Në një deklaratë të përbashkët zyrtare, Këshilli i Sigurimit njoftoi me shumë shqetësim se të dyja gjykatat nuk kishin arritur të përmbushnin detyrimet e tyre brenda afatit të fundvitit 2008, për vendimet mbi gjykimet e shkallës së parë. "Këshilli i Sigurimit bën të ditur nevojën për krijimin e një organi të përkohshëm mbështetës që të mund të kryejë një sërë funksionesh thelbësore që kryhen aktualisht nga vetë gjykatat, përfshirë edhe çështjet e të arratisurve shumë të kërkuar", thuhej në deklaratën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Ky mekanizëm duhet të jetë një grup kompakt dhe i përkohshëm dhe me një strukturë funksionale", theksohej në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›