Karitas, projekt ndihme për njerëzit në nevojë
Shoqata Karitas Shqipëtare me rastin e ditës Karitas, e cila do të thotë rritja e ndjeshmërisë për mbështetjen e njerëzve në nevojë organizoi një aktivitet për individët që janë përfitues të programeve që ajo ofron. Kjo organizatë përmban sektorë të ndryshëm për ndihmën që i ofrohet sidomos fëmijëve dhe grave me qëllim luftën kundër trafikimt të tyre. Drejtori i kësaj shoqate Albert Nikolla, shprehu nevojën që këto qënie njerëzore kanë për ndihmën e të gjithë komunitetit si dhe prezantoi projeket ndihmëse për disa shtresa të shoqërisë. Në këtë grup ndodhen edhe vullnetarë të ndryshëm të cilët pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalojnë me fëmijët e braktisur apo në azile pleqsh për t'ia u bërë jetën sa më pak monotone. Me qindra fëmijë shqiptarë marrin ndihmë në fushën shëndetësore dhe sociale nga ky fondacion. Drejtori i shoqatës shtoi gjithashtu se dita-ditës po përpiqen për mbledhjen e fondeve si synim zbutjen sadopak të dhimbjes që këta individë kanë.