E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Ndërprerjet e energjisë vetëm për shkak të difekteve

Sipas premtimeve që qeveria ka bërë për furnizimin e plotë me energji, ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli tha se ndërprerjet që kanë ndodhur këto kohë janë pjesë e difekteve si rezultat i motit të keq. Ai shtoi se "Po shmangen veprimet abuzuese që bëhen në sistemin e shpërndarjes, dhe përmendi reformimet në disa nga rrethet e Shqipërisë, siç është largimi nga puna i drejtorit të Fierit dhe Vlorës".Në këtë konferencë ministri Ruli sqaroi edhe firmosjen e marrwveshjes me kompanitë EVN AG dhe Statkraft AS mbi projektin e hidrocentralit në lumin Devoll dhe përfitimet që do të ketë ekonomia shqipëtare. Me fillimin e ndërtimit të hidrocentralit do të hapen rreth 7 mijë vende pune për vendasit dhe më vonë rreth 300 të tilla që do të jenë të përhershme me funksionimin normal të tij. Ministri tha se edhe vetë shteti jonë si pushteti qëndror dhe lokal do të kenë përfitime me anë të taksave (të cilat janë deri në 1 miliard euro) që këto kompani do të paguajnë. Impakt tjetër është edhe rritja e importit dhe eksportit në vend. Ndërkohë që për proçedurat e ndërtimit te hidrocentralit të Skavicës, Ruli tha se janë në gjysmën e fazës, për momentin po përzgjidhen kompanitë që do të marrin pjesë në tender.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›