Curri Ne Minks ndeshja me e dobet

Megjithate ai i ka ndjekur nepermjet televizorit ndeshjet e Shqiperise ndersa ka analizuar si mjaft te dobet paraqitjen e skuadres ne Bjellorusi. Mbrojtesi ka theksuar se sfida e se martes ne Minks ka qene ndoshta me e keqja per perfaqesuesen. Lendimi e detyroi 26-vjecarin te humbiste sfiden ne Qemal Stafa me Bosnje-Hercegovinen qe perfundoi ne barazim 1-1 ndersa edhe mungesa e Lorik Canes ne Bjellorusi krijoi nje hendek te madh ne repartin difensiv.
Loja e Kombetares shqiptare kunder Bjellorusise ishte e zbehte ndersa humbja 2-0 shenoi fundin e ecurise pozitive gjate te ciles skuadra kishte tete ndeshje pa pesuar humbje. Pervec Currit dhe Canes ne ate ndeshje munguan edhe Erjon Bogdani i pezulluar me kartone dhe Altin Lala i cili nuk arriti te rikuperohej ne kohe. Kuqezinjte u shfaqen te paorganizuar jashte forme dhe te pafuqishem per tu matur me bjelloruset qe cilesohen si nje rival direkt ne Grupin D kualifikues te Euro 2012. Megjithate Curri nuk mendon se mungesat e lojtareve qe krijojne boshtin e skuadres mund te perdoren si justifikim per ate paraqitje te dobet. Cdo mungese ne ekipin tone ka peshe dhe ndihet. Shqiperia nuk ka nje skuader me yje dhe me shume konkurrence gje qe do te bente qe mungesat e lojtareve te ndryshem te mos verehen deklaroi ai per kosovaren lsquoExpress. Por pavaresisht mungesave mund te them se loja e skuadres ka qene mjaft e dobet. Per te qene i sinqerte nuk kisha pare ndonjehere ne te kaluaren nje paraqitje me te dobet se ajo ne Bjellorusi.
Me tej 26-vjecari ka shtuar se paraqitja ne Minsk nuk ishte maksimumi i potencialit te skuadres ndersa thekson se ndoshta temperaturat e uleta kane ndikuar te futbollistet e perfaqesueses. Ai shtoi Bjellorusia nuk ka ekip qe te na mposhte 2-0 mbi te gjitha pa asnje lloj rezistence. Lojtaret e tyre nuk jane edhe aq cilesore dhe mos te harrojme qe perballe Shqiperise edhe ata kishin mungesa te rendesishme. Mbrojtja me probleme dhe sulmi jo efektiv Ne pjesen e pare skuadra jone dukej sikur ishte e pergjumur dhe nuk kishte iniciative. Pas kater ndeshjeve te para Shqiperia ndodhet ne vendin e trete ne grupin kualifikues ne kuoten e 5 pikeve. Franca kryeson me 9 pike ndersa Bjellorusia eshte e dyta me 8. Nderkohe Bosnja 4 pike dhe Rumania 2 pike kane nje ndeshje me pak.