E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALMEX 2010 sjell ne Shqiperi risite e teknologjise ushtarake globale



Demonstrimi i teknologjise dhe pajime inovative ne fushen e sigurise dhe emergjencave civile ne poligonin e komandove te Forcave te Armatosura ne Zall Herr hap serine e aktiviteteve te Ekspozites Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010. Klik Ekspo Group sot per here te pare ne Tirane prezanton Ekspoziten Nderkombetare per Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010. Nga data 28 deri me 30 tetor ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar e shkuara e sotmja dhe e ardhmja e Forcave te Armatosura vjen si nje mundesi per tu prekur nga te gjithe.

ALMEX 2010

Ne kete faze suksesesh te Qeverise Shqiptare u maturua projekti i te parit ekspozim te ketij lloji ne Shqiperi si nje forum strategjish politike me shtrirje te gjere ne sigurine dhe mbrojtjen kombetare dhe nderkombetare. Kjo ekspozite eshte nje misherim sinergjish me Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise dhe Klik Ekspo Group. Kete rrugetim nga e shkuara drejt se ardhmes Klik Ekspo Group me pervojen e tij shumevjecare ia ofron gradualisht cdo shikimi ne menyre qe vizitoret te kene mundesi te shohin ne ambientet e ketij ekspozimi sesi jane dhe vazhdojne te zevendesohen me modelet me te reja.
ALMEX 2010 panairi i pare per Sigurine dhe Mbrojtjen zberthehet ne dy misione kryesore ate te vleresimit te qeverise shqiptare fale perpjekjeve te se ciles u be i mundur anetaresimi ne NATO dhe ate qe u defton nderkombetareve qe Shqiperia e meritonte kete membership.

Panair ndryshe

Ndryshe nga heret e tjera shoqeria KLIK EKSPO GROUP befason tregun me kete aktivitet te ri si per nga lloji por dhe permasat. Klik Ekspo Group eshte kompania shqiptare qe operon ne sektorin e panaireve nderkombetare. Klik Ekspo Group eshte anetar me te drejta te plota ne organizaten globale te Panaireve Nderkombetare U.F.I. me seli ne Paris dhe partnere e Aleances se Panaireve te Evropes Qendrore C.E.F.A..
Ministria e Mbrojtjes te Shqiperise dhe Klik Ekspo Group ne bashkepunim te ngushte do ti percjellin publikut shqiptar dhe nderkombetar arritjet kryesore te procesit te reformimit dhe transformimit te Forcave te Armatosura perspektivat dhe programet e modernizimit te saj. Pas implementimit politik te Planit te Integruar per Mbrojtjen 2010 mbi modernizimin e Forcave te Armatosura bazuar ne principet e NATO-s Shqiperia po i celet mundesive te reja ne fushen e operimit te mbrojtjes dhe sigurise. Perballe sfidave te mijevjecarit kaq prane integrimit evropian synimi paresor i Shqiperise eshte te jete nje aleat i besuar per komunitetin euroatlantik ne mbrojtjen dhe sigurine ushtarake ashtu si edhe bashkepunimin politik.
Ne prag te ketyre ndryshimeve kompanite lider ne industrine boterore te prodhimit te teknologjise ushtarake do te prezantohen ne Shqiperi gjate diteve te Ekspozites Shqiptare mbi Mbrojtjen dhe Sigurine ALMEX 2010. Takimi ekskluziv perfshin nje total prej 150 pjesemarresish ndermjet te cileve gjenden kompani te profilit te larte qe operojne ne sektorin nderkombetar te inteligjences dhe sigurise prezenca zyrtare shteterore dhe aktore te ndryshem.

Risite e Panairit

ALMEX 2010 eshte nje sipermarrje qe perifrazon perpjekjet e shtetit shqiptar per te standardizuar Forcat e Armatosura ne unison me Konceptin e Ri Strategjik te NATO-s por edhe nje platforme e qarte e potencialit ushtarak shqiptar si edhe nevojes emergjente per sofistikimin e teknologjise ne vend. Ketij qellimi do ti sherbeje dhe organizimi i konferences per ceshtjet e sigurise rajonale i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise.
ALMEX 2010 nuk do te jete thjesht nje parade produktesh ashtu sic pritet te shtrohet ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar por ne bashkepunim me strukturat e siperpermendura do te ofroje edhe demonstrime ne kohe reale ku perfshihen qitje dhe stervitje ne terren simulime te luftimit trup me trup demonstrim i pajisjeve teknike te transportit dhe komunikimit dhe varietetit teknologjik ne operacionet nga Forcat e Armatosura.
Krahas ekspozimeve ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar prane Regjimentit Komando ne Zallher si dhe ne Portin e Durresit do te zhvillohen demonstrime te cilat do te puqin te dy krahet e ekspozites pjesen komerciale e promocionale te ekspozuesve/pjesemarres dhe anen institucionale e ushtarake. Keshtu pjesa promocionale e eventit do te mbulohet nga prezantimi i produkteve te kompanive pjesemarrese sipas sektoreve qe perfaqesojne. Prezantimi do te kryhet dhe behet me real permes simulimeve dhe performancave te Forcave te Armatosura Forcave Komando Forcave Renea etj. me mjetet e tyre te blinduara helikopteret pajimet radio-marrese armatimet etj.

Kjo faqe mundesohet nga Klik Ekspo Group

28 Tetor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›