E Shtunë, 31 Tetor 2026

KShH: Të mos harrohen torturat komuniste

“Gjatë periudhës Janar – Prill 2011, pranë KShH kanë mbërritur 4 ankesa ku personat e privuar nga liria pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike/psikologjike nga punonjës të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale”, thekson reagimi. Më tej, kujton se Shqipëria ka pranuar në Qershor të vitit 1987, Konventën “kundër torturës dhe dënimeve ose trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese”.

Në këtë kontekst, ky Komitet dënon dhunën e ushtruar nga regjimi i kaluar dhe fton që ajo torturë të mos harrohet. “KShH, përfiton nga rasti për të dënuar edhe një herë veprat e dhunës e të torturës që sistemi i kaluar ka ushtruar mbi qindra e mijëra shtetas shqiptarë, për shkak të bindjeve të tyre opozitare me regjimin e asaj kohe. Fshirja nga kujtesa e asaj që ka ndodhur, vë në rrezik të tashmen dhe rrit rrezikun që fenomene të tilla të përsëriten”, thuhet më tej.

Në këtë deklaratë përmendet edhe 21 janari i këtij viti, ku demonstrues të caktuar pretendojnë se janë dhunuar nga forcat e rendit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-27 17:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›