E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, korrenti i merr jetën një 35-vjeçari

Viktima ka qenë duke punuar në lavazh, kur në linjën e korrentit është ndezur një shkëndijë elektrike.

Flaka e shkëndijës është përhapur me shpejtësi në rrjet dhe ka përfunduar deri në dorezën e larjes së automjeteve. 

Banorë të një pallati në afërsi të lavazhit kanë parë skenën e aksidentit dhe se si flaka e shkaktuar  ka përfshirë me shpejtësi trupin e lavazhierit.  Megjithëse u transportua urgjentisht në spital mjekët thanë se nuk ka qenë i mundur shpëtimi i tij, pasi trupi i Denekos ishte karbonizuar në një masë të konsiderueshme. /Start/

                                                                                             2011-06-28 08:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›