E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Rinas një i kërkuar në SHBA

Ai kërkohet nga autoritetet amerikane, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtare droge.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë të premten, ndërsa policia e ka bërë të ditur rastin ditën e sotme. Drejtësia amerikane ka hapur dosjen ndaj 32-vjeçarit shqiptar në Dallas, pasi dyshohet se është i përfshirë në kartelin meksikan të drogës.

Shqiptari nuk dihej se ku ndodhej, por sistemi TIMES në Rinas ka dhënë alarmin dhe më pas është verifikuar, ku rezultoi se shtetasi Kore ishte i kërkuar në Shtetet e Bashkuara. Tashmë pritet ekstradimi i këtij shtetasi drejt SHBA-ve/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-27 17:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›