Elbasan, arrestohet i riu me heroinë

Burime zyrtare thanë se është arrestuar shtetas Miles Kurti, lindur dhe banues në lagjen “11 Nëntori” Elbasan, pasi në bazë të informacioneve të marra, ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz, këtij shtetasi iu sekuestruan 8 qese të vogla, me ngjyrë bojë qielli, ku brenda tyre kishte material pluhur në ngjyrë të kuqërremtë, e cila prej nga karakteristikat e saj ngjason me lëndën narkotike e llojit heroinë.
Policia sekuestroi sasinë e drogës në cilësinë e provës materiale, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti tip Benz. /S.Lleshi/Start/
2011-06-28 09:22