ǑKUPTIM KA TE FITOSH 93 PERQIND?
Pas rizgjedhjes në krye të PS-së me 93 për qind, Edi Rama u shfaq thuajse i lumtur ekraneve për të shtuar se vota masive pro tij është një mbështetje për politikat që ai ka ndjekur dhe po ndjek. Por a është vërtet kështu? A përbën triumfi dërrmues i Ramës mbi kundërshtarin e tij, Maqo Lakrori, një fitore për Partinë Socialiste? A mund të konsiderohet fitorja e Ramës, që për nga shifrat të kujton jo vetëm fitoret e Berishës në PD, por edhe të Enverit në PPSH, një fitore edhe për një politikë të re? Është pikërisht përmasa e fitores, numri 93%, që duhet të na bëjë të mendohemi më thellë për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një mbështetje ndaj liderit, apo me një konformizëm masiv ndaj tij, nëse kemi të bëjmë me emancipim të masave të PS-së apo me nënshtrimin idhujtar që ka karakterizuar tradicionalisht raportet e liderit me masën në partitë shqiptare. Prandaj nuk është aspak pa kuptim që kur Rama del e krenohet se ka triumfuar me 93 për qind, të mendohesh disi më thellë nëse është një fitore e tillë në harmoni me diversitetin dhe çlirimin që duhet të sjellë demokracia. Sepse triumfet pjellin vetëm Tiranë.
***
Në Partinë e Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, Sekretari i Parë i përjetshëm i saj, "zgjidhej" nga kongreset e partisë me 100 për qind të votave. Edhe vetë PPSH votohej në zgjedhjet për Kuvendin Popullor (që ishte një biçim Parlamenti i tredhur), me 99.9 për qind. Sot komunisti më i thekur do ta ketë vështirë të bindë njeri se ato fitore që u përsëritën për 40 vjet, ishin rrjedhojë e vullnetit të zgjedhësve. Vullneti është i lirë dhe aty ku nuk ka liri, nuk ka vullnet. Shumica e zgjedhësve ishte e detyruar të votonte ashtu, sepse, sikundër këmbëngulte makina e propagandës, vota pro partisë dhe Enverit ishte plumb për armikun, parullë që kishte dhe anën e prapme që thoshte se vota kundër është plumb i armikut kundër partisë dhe popullit. Dhe dihej se ku përfundonin armiqtë. Prandaj kush guxonte të dilte kundër "popullit"? Pra vota 99,9% për PPSH ishte rezultat i dhunës, manipulimit dhe frikës nga hakmarrja e egër dhe ekstreme e pushtetit.
Po sot çfarë po ndodh? Ndërsa në zgjedhje për pushtetin qendror apo lokal rezultatet janë më të shpërndara (pra nuk ka më 99.9%), shohim se zakoni i vjetër këmbëngul brenda partive. Dikush mund të thotë se partitë janë shtabe në luftën për pushtet dhe nga ato nuk mund të pritet ai diversitet që vërehet në shoqëri. Një gjë e tillë është e vërtetë kur partia del në fushatë për të fituar pushtetin. Por uniteti nuk shfaqet si një tipar i partive të përparuara kur është fjala për të zgjedhur një kryetar brenda partisë. Madje, edhe kur zgjedhjet brenda partisë bëhen për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjen e kandidatit të partisë që do të garojë për kreun e shtetit (pra lidhur më drejtpërdrejt me luftën për pushtet), ndarja e votave është dramatike. Mjafton të kujtosh garën Klinton-Obama në partinë e demokratëve amerikanë. Votat për të dy kandidatët ishin thuajse të balancuara. Gara qe mjaft e ashpër, por më me rëndësi qe fakti se ndihej klima e lirisë, e garës reale, e përplasjes së vullneteve të pakomanduara nga frika dhe "iluzionet e një gjendjeje që ka nevojë për iluzione". Obama ishte pa diskutim një kandidat rrezatues dhe me një karizëm specifike, jo verbues por iluminuese. E megjithatë, kjo nuk e mposhti dot diversitetin që pjell klima e lirisë së vërtetë, sepse liria është kapriçoze, si natyra që mbështet të gjithë varietet e saj. Prandaj Rama nuk mund ta përligjë fitoren e tij të thellë me "brilantecën" e tij, që në fakt nuk ke ku e kërkon. Ta kërkosh te disfata përballë një pushteti me Gërdec mbi shpinë? Te kompromisi për Kushtetutën me Berishën? Te pseudoteoritë tej së majtës dhe së djathtës? Ta kërkosh te një "oratori" pa thelb dhe fill logjik? Ku? Prandaj rrënjët e triumfit bolsheviko-berishisto-enverist të Ramës në PS, duhen kërkuar te faktorë të tjerë që janë klasikisht tipikë për këto lloj triumfesh, sikundër manipulimi apo konformizmi me liderin që vjen nga frika.
***
Aty ku diversiteti nuk manifestohet në shifra, aty nuk ka liri. Nuk mund ta maskojë mungesën e lirisë dhe guximit për të thënë atë që mendon, as zbatimi i parimit "një anëtar një votë". Demokraci nuk do të thotë medoemos liri. Madje, në kushtet e demokracisë, situata paraqitet më alarmante për një parti kur lideri i saj votohet sipas parimit "një anëtar një votë" në masën 93 për qind, sesa në një parti që nuk zbaton këtë parim, por e zgjedh liderin me 100 për qind të votave të një forumi si kongresi apo këshilli kombëtar. Sepse, në rastin e parë kemi nënshtrimin, konformizmin e masave ndaj liderit, kurse në rastin e dytë kemi vetëm nënshtrimin e forumeve ndaj tij. Për më tepër, në rastin e parë kemi edhe dështimin e një parimi që është shpresa, mekanizmi i zbuluar në Perëndim për ta nxjerrë një parti nga monopolizimi dhe kthetrat e klaneve të grupuara rreth liderit në kokën e partisë. Dhe kjo me sa duket ka ndodhur në PS.
Populli i majtë i paralizuar nga frika dhe iluzionet nuk qe i lirë të mendojë dhe votojë alternativisht mes dy ofertave. Guximi të bën të lirë. Po kush e frikësoi popullin e majtë? Një sërë faktorësh. Si gjithnjë, faktori Berisha në pushtet. Frika të bën të vihesh në kërkim të shpëtimit, të shpresës. Dhe ajo iu afrua popullit socialist në formën e një kulti gjithnjë në ngjitje e Ramës. Ai u propagandua djallëzisht (dhe për çudi menjëherë pasi u mund nga Berisha në zgjedhje) si i vetmi që mund t‘i bëjë ballë Berishës! E kundërta konfirmohet në realitet. Këto janë përralla të reja me rrënjë në legjendat e vjetra me Gjergj e Bajlozë, por në thelb një fyerje e vërtetë për një parti. Si mundet që lideri i radhës të jetë më vital, më i rëndësishëm se vetë partia? Mjerisht në trurin e popullit socialist duket triumfoi përsëri aksioma majakovskiane (këtë herë e albanizuar), partia është Rama dhe Rama është partia. Triumfoi gënjeshtra se po të largohet Rama, PS merr fund e të tjera pallavra si këto, që i kemi dëgjuar më parë në gojën e mbështetësve të Berishës. Por i kemi dëgjuar edhe në gojën e mbështetësve të dikurshëm të Nanos, që sot aplikojnë të njëjtin besim të verbër edhe për Ramën. Të gjitha bashkë, kulti primitiv dhe në ngjitje i Ramës në PS, urrejtja për Berishën, por edhe frika nga pushteti i tij, kanë krijuar tendencën e konformimit me liderin e fortë që mund të "vrasë" bajlozin dhe të shpëtojë "fshatin".
Është simptoma e zakonshme e arratisjes nga liria, sfidat dhe frikërat që e shoqërojnë atë. Të gjitha këto (duke presupozuar se nuk kemi të bëjmë me manipulime), i dhanë Ramës atë ortek votash që nuk do turpëronte as Enverin. Alternativa racionale e Lakrorit thuajse nuk është dëgjuar fare. Po ku lë vend kulti, frikërat dhe iluzionet për alternativa? Kështu do të ndodhte edhe po të qe më e mira në botë. Se masat të ndodhura nën kërcënim e frikë dhe në praninë e kultit të liderit shpëtimtar, të liderit Mesia që i ushqen me shpresa iluzive, masat idhujtare, nuk kanë as sy të shikojnë dhe as veshë të dëgjojnë. Ato dinë vetëm të duartrokasin. Prandaj themi se fitoret e tipit 99.9 apo 93 për qind janë një disfatë e vërtetë për idenë e emancipimit të njerëzve dhe partive në Shqipëri. Fitoi Rama, por jo PS. As demokracia!