E Shtunë, 31 Tetor 2026

KVV Parregullsi ne dhomat e fshehta dhe votime ne grup

Kur vetem 4 ore kane kaluar nga fillimi i procesit Koalicioni i Vezhguesve vendore ka publikuar shifrat e para te dala nga vezhgimi dhe parregullsite e evidentuara ne qendra te ndryshme votimi ne te gjithe vendin.

Sipas KVV-se ne oren 7 jane hapur 65 per qind e qendrave te votimit ndersa 94 per qind e vezhguesve vertetojne se kane qene te pranishem te 7 anetaret e KZAZ ne fillim te procesit. Gjithashtu ne 99 per qind te rasteve eshte verejtur se jane kontrolluar kutite e votimit ne prezence te 7 anetareve te komisionit

Nder problemet e konstatuara nga KVV kryesori eshte ai qe i takon bojes matrikuluese e cila eshte konstatuar se hiqet shpejt. Nje tjeter problem i vene re nga vezhguesit eshte se anetaret e komisionit nuk kane informacion ne lidhje me fletet e votimit qe kane nen administrim.

Ne Lushnje nje person ka votuar dhe eshte larguar nga qendra pa bojen timbruese.
Ne Mallakaster nje qender votimi eshte mbyllur per pak kohe per shkak te mosmarreveshjeve te anetareve te komisionit.
Ka pasur parregullsi ne disa nga dhomat e fshehta.
Nje incident paksa i rende ne Korce ku eshte verejtur votim ne grup i disa personave me shume se nje here.
Ne Bushat numri i serise se fletes se votimit per kryetarin eshte i njejte me numrin e serise se fletes se keshilltarit
Ne Gradisht jane konstatuar shenja dalluese tek emri i kandidatit te Aleances per Qytetarin cka eshte konsideruar nje orientim per votuesit
Ne Libofshe 3 te verber jane shoqeruar disa here nga persona te ndryshem per te votuar
Gjithashtu ka sinjale per materiale propagandistike ne nje qender votimi ne Elbasan.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›