E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lenarçiç: Sot ditë e veçantë për demokracinë dhe integrimin e vendit

Sot është një ditë e e rëndësishme për Shqipërinë, për konsolidimin e demokracisë dhe ambiciet e vendit për integrimin. Jemi koshient për këtë rëndësi prandaj edhe jemi këtu me një numër të konsiderueshëm vëzhguesish.

Kështu është shprehur Drejtori i OSBE/ODIHR-it, Janez Lenarçiç në një prononcim për mediat pas takimit me zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
 

Sipas tij OSBE/ODIHR-i i ka kushtuar vëmendje procesit të votimit por një vëmendje e veçantë do I kushtohet edhe procesit të numërimit të votave dhe rezultatit të zgjedhjeve.
 

Më tej drejtori i OSBE/ODIHR-it Lenarçiç theksoi se të martën do të publikohet edhe raporti paraprak i zgjedhjeve lokale të 8 majit ndërsa theksoi se do të jeper një vlerësim objektiv për procesin zgjedhor dhe këshillat në mënyrë që procesi electoral të përmirësohet më tej.
 

Nga ana e tij minsitri I jashtëm Haxhinasto duke I bërë apel qytetarëve të votojnë të qetë ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që kanë zgjedhjet për axhendën europiane të Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›