Zgjedhjet Basha mberrin i pashoqeruar ne qendren e votimit
Sic rralle mund te ndodhe kandidati i Aleances per Qytetarin ka mberritur i pashoqeruar ne qendren e votimit rreth ores 1030.
Per shkak te shtetesise holandeze bashkeshortja e Lulzim Bashes nuk mund te votoje per te shoqin.
Pas hedhjes se votes ne kuti Basha uroi qe procesi i votimit te jete i qete dhe i mbare.
Berisha Mazhoranca do te pranoje verdiktin e qytetareve
Rreth ores 1000 kryeministri Berisha se bashku me zonjen e tij ka mberritur ne nje nga qendrat e votimit te njesise nr 2 e vendosur te Liceu Artistik ne afersi te baneses se tij.
Duke ftuar qytetaret te votojne Berisha u shpreh para mediave se mazhoranca eshte e vendosur te respektoje verdiktin e qytetareve.
Ftoj qytetaret te votojne pasi me voten e tyre do te ndryshojne jeten e tyre dhe te komunitetit ne 4 vitet qe vijne. I ftoj te votojne ne dinjitet te plote duke i garantuar se mazhoranca eshte e vendosur te respektoje me nderim te vecante voten e cdo qytetari
Berisha tha gjithashtu se deri ne oren 1000 procesi ka vijuar normal dhe ne parametrat e nje procesi te civilizuar duke uruar qe te vazhdoje keshtu dhe shqiptaret te kene nje dite feste te demokracise se tyre.
Ai i ftoi te gjitha forcat politike te kontribuojne per nje proces normal dhe te pranojne verdiktin e qytetareve shqiptare.