E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, voton kandidati për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha

Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka votuar rreth orës 10:40 në njësinë bashkiake numër 7 pranë çerdhes numër 13 në Tiranë.
 

Basha është paraqitur para komisionit ku pasi ka marrë fletët e votimit është drejtuar dhomës së fshehtë dhe më pasi i ka hedhur ato në kutitë e votimit.
 

“Është një ditë e bukur, uroj të vijojë e qetë ashtu siç edhe ka nisur. I ftoj qytetarët të votojnë të qetë dhe të lirë” theksoi Basha në një prononcim për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›