KVV letër Berishës e Ramës: Kaloni interesat partiake, zgjidhni ngërçin në KQZ
TIRANE- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot një letër të hapur drejtuar Kryeministrit njëherësh kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
Nëpërmjet kësaj letre Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) i shqetësuar në lidhje ecurinë e mëtejshme të procesit zgjedhor, premisave për përmbushjen e standarteve dhe të besimit të shtetasve në të, sjell në vëmendjen të dy liderëve gjithë problematikën që shoqëroi dhe solli në ngërcin e krijuar në KQZ duke argumentuar dhe dhënë komentet përkatëse në lidhje me legjitimitetin apo politizimin e tyre.
“Koalicioni e konsideron të pakuptimtë mungesën e deritanishëm të vullnetit për ta zgjidhur këtë ngërç, madje është i pamoralshëm përdorimi i tij për përfitime elektorale apo kredite politike qoftë tek faktorët ndërkombëtarë, qoftë tek militantët apo aktivistët tuaj, apo, qoftë edhe përdorimi i tij i mundshëm si shkak për të justifikuar fitoren apo humbjen pas 23 qershorit.”
Ndër të tjera KVV thekson se “konstaton me keqardhje se Kodi Zgjedhor i ndërtuar dhe i miratuar nga dy partitë që Ju drejtoni është një Kod i cili varet kryekeput në çdo hallkë të tij nga vullneti politik, duke vënë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit ligjor aq shumë të përmendur në programet tuaja politike.”.
Në përfundim të letrës, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje Ramës dhe Berishës që të kapërcejnë interesat e ngushta partiake dhe ngërçet e panevojshme, duke u orientuar drejt interesit afatgjatë në të mirë të të gjithë shqiptarëve për ndërtimin e shtetit ligjor, të institucioneve të konsoliduara e të pavarura.
(e.m/BalkanWeb)