E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka dhimbje të forta stomaku: sjell në jetë një fëmijë

Lesley Nikoll

Londër, 28 Mars, NOA-  Mendonte se kishte dhimbje të forta stomaku, por priste një fëmijë. Disa orë pas zbulimit sjell në jetë një fëmijë të shëndetshëm dhe pak më shumë se 4 kilogram. Kjo ndodhi në “Homerton Hospital”, Londër. Lajmi i pazakontë ka gjetur vend në mediat britanike.

Lesley Nikoll, nëna e Nathan ka mbetur e befasuar kur zbuloi se djali i saj, i treti për 35 vjeçaren, ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Duke mos nuk qenë e vetëdijshme për shtatzëninë ajo i ishte nënshtruar dy kurave me antibiotikë.

“Edhe në spital – thotë ajo – më thanë se ishte një mrekulli që vogëlushi është mirë. Gruaja siguron se nuk ka pasur ndonjë shenjë shtatzënie. “Unë nuk kisha shenja të veçanta- shpjegon ajo – ndjehesha vetëm pak e lodhur dhe e pafuqishme.

Dhe kilet e tepërta nuk i kam vënë re sepse kam tepër, sigurisht këto do kuptoheshin po të isha një modele”.

“Unë e bëj këtë punë prej 22 vitesh – thotë Joan Douglas,mami – Kurrë nuk më kishte ndodhë të asistoja  në një lindje ku një grua nuk e di se ishte shtatzënë. Është një rast shumë, shumë i rrallë”.

Lesley me fëmijët e saj

a.e./noa

Lajme të ngjashmePorosisin “picë me fekale” për shaka, piceria ja dërgonE pabesueshme, delja lind një qen (Foto)Anarki në Londër, 200 të arrestuar pas përleshjes me policinëPrej 40 vjetësh ha rreth 2 kg rërë çdo ditë92 vjeçarja qëllon komshiun: “Nuk donte të më puthte” Lidhje: e pazakonte, lind, londer

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›