E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS shtyn publikimin e kandidateve Rama Ti hapim vendit nje rruge te re

Tirane 27 mars NOA- Kryesia e Partise Socialiste ka shtyre serish per neser zyrtarizimin e kandidateve per zgjedhjet vendore te 8 majit. E mbledhur pasditen e stome per tre ore anetaret e kryesise se PS-se kane diskutuar per emrat qe do te perfaqesojne koalicionin e majte. Kryetari i PS-se Edi Rama tha ne nje konference per mediat pas mbledhjes se eshte nje proces i veshtire per shkak te numrit te madh te kandidateve per cdo njesi vendore.

Ne kemi marre nje numer vendimesh qe do ti shpallim neser. Pasi me e rendesishme se kush do jete kandidati qe do te perfaqesoje nje komune apo bashki eshte se perpjekja jone duhet te shtrihet ne nje nivel te perbashket. Kjo nuk eshte nje beteje per 300 vete apo me shume por eshte nje beteje per te ndryshuar Shqiperine qe te dale nga rruga e grabitjeve dhe vrasjeve te njerezve te pafajshme beteje per te materializuar me 8 maj nje perpjekje qe njerezit e ketij vendi duhet ti cojne Saliut mesazhin Kurre me tha Rama.

Kreu i PS-se konfirmoi vetem disa kandidatura duke theksuar se eshte vendosur qe te rikandidohen kryetyaret e bashkive te medha ne Durres Vangjush Dako ne Elbasan Qazim Sejdini ne Fieri Baftjar Zeqo ne Vlore Shpetim Gjika dhe ne Korce Niko Peleshi.

Gjithashtu Rama u shpreh se ne Lezhe dhe ne Lushnje do te kandidojne dy deputet perkatesisht Gjok Jaku dhe Fatos Tushe. Kreu i PS-se ka shprehur keqardhje per largimin e PBDNJ-se nga koalicioni. Ndersa ka theksuar se me Vangjel Dulen do te behet nje marreveshje e vecante. Ai u ka bere apel zgjedhesve te PS-se qe te mbeshtesin emrat qe do te vendos kryesia duke theksuar se qellimi eshte i perbashket per gjithe koalicionin.

Pas kesaj perzgjedhjeje te fillojme betejen tone per Shqiperine per qytetin komunen ta bejme kete beteje se bashku ne cdo hapesire ku ka vend dhe mundesi per ballafaqim dere me dere duke hyre ne shtepite e zemrat e njerezve per te ndare me ta shqetesimet e perbashketa. Shqiperia te nderroje rruge te dale nga rruga qorre ku po e shtyn Saliu dhe oborri i tij per tu marre me aspiratat e shqiptareve qe nuk jetojne ne oborrin e Berishes tha Rama.

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›