Ka edhe vota tiparet e veta
Kur procesi elektoral po i afrohej fundit, qeverisë nëpërmjet organeve që urdhërohen prej saj, iu desh që, për të ruajtur nderin’ dhe zgjatur ‘jetën’ e saj, të ndërmerrte disa masa arbitrare, që pikërisht në emër të këtyre tipareve t'i deformonte dhe t'i copëzonte egërsisht ato. Por, a do të jetë ajo e suksesshme deri në fund?
Të kujtosh atë thënien e vjetër, sipas së cilës: "Truri i njeriut është një armë më e frikshme, sesa thoi i luanit", nuk do të të duhet shumë kohë të provosh edhe tani vërtetësinë e saj me fakte, ngjarje dhe dukuri të realitetit të sotëm. Nga ato më të rëndomtat e jetës së përditshme, meskinitetet e tregtisë njerëzore, kundërshtitë e kota, teprimet e kryera, llafet prapa shpinës etj., deri te ndërhyrjet e paprincipta në momente kur pret të ngrihet sipari i së ardhmes. Pra, nëse gërvishtja e luanit do t'ia nxjerrë më fatlumit gjakun mbi lëkurë, mendja e njeriut mund edhe të t'i shprishë tiparet, aq sa me dritat që shuhen të gremisesh fare. Dhe, dihet që errësira bën të duken vetëm rreziqet, madje të duken ndonjëherë edhe më të mëdha sesa ekzistojnë.
Alegorikisht mbase nuk teprohet po të thuhet që një situatë të tillë po e përjeton një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë. Megjithëse, afro 13 vjet përpara populli i Shqipërisë vendosi një Kushtetutë, krahas të tjerave, "me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut", kohët e fundit pësoi një përbuzje dhe zhgënjim nga një pjesëz e vockël e vetes së tij. Sepse, mjetin që mban për ta bazuar qeverisjen "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike", kësaj radhe në Tiranë kjo pjesëz ia shqiti sy më sy nga dora dhe e bëri të mos njihet fare. Sepse, populli me Kushtetutë ka vendosur që edhe vota, si shprehje e tij për të caktuar qeverisjen, ka tiparet e veta: vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Janë këto tipare, të sistemuara në harmoni njëri - tjetrin, të cilët shfaqin identitetin e vullnetit të votuesit. Mirëpo, kur procesi elektoral i tashëm po i afrohej fundit, Qeverisë në përmjet organeve që urdhërohen prej saj iu desh që, për të ruajtur 'nderin' dhe zgjatur 'jetën' e saj, të ndërmerrte me kërcënime apo me miklime disa masa arbitrare, që pikërisht në emër të këtyre tipareve t'i deformonte dhe t'i copëzonte egërsisht ato.
Po organet publike çfarë bënë? Po gjykatat çfarë dinë të bëjnë? Do të ishte krejtësisht e papërshtatshme t'u jepej këtyre pyetjeve ndonjë përgjigje retorike, nga ato që nuk i hyjnë kërkujt në punë, për të dalluar më mirë dy prej objektivave më të mëdha në rrugën tonë të integrimit: drejtësia dhe interesi i përgjithshëm, kombëtar. Por, gjithnjë, ashtu si edhe në këto radhë, mbase ia vlen barra qiranë që t'i thërrasësh kujtesës së juristëve se, një kushtetutë shpreh ose duhet të shprehë jo rregulla të çastit, por parimet për një kohë të largët; sa kohë shmanget nga ky standard dhe zbret në hollësi apo gjëra të veçanta, ajo e humbet elasticitetin, fusha e interpretimit ngushtohet dhe kuptimi vështirësohet. Që këtej lind nevoja e arsyeshme edhe për të rishikuar ligjet. Sidoqoftë, të paktën gjykatat duhet ta dinë që kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të izoluar apo in vacuo, si shprehje e parimeve abstrakte, por brenda kuadrit dhe kushteve aktuale. Aq më tepër vlerë merr ky mësim, kur për rishikime të tilla nuk është shprehur ende legjislatori. Me të njëjtin kuptim fluid dhe dinamik, brenda një sfere të qëndrueshme, studiuesit kanë mundur t'i vështrojnë themelet e konceptit modern të lirisë, që i është garantuar individit konstitucionalisht, të gërshetuara me konceptin analog të barazisë. Ç'ka do të thotë më konkretisht, se asnjë shtet nuk mund t'i mohojë asnjë personi brenda juridiksionit të vet mbrojtjen e barabartë të ligjeve. Kufizimet të këqyrura ngushtë, nga injoranca apo deliranca, mund të ushqejnë pabarazinë. Të njëjtat kufizime, kur vështrohen në fushëpamje të gjerë, mund të duken të domosdoshme në perspektivë, për të vendosur barazinë e pozicionit ndërmjet palëve, nga ku fillon liria. Këtë mendim e ka shprehur qartazi që një shekull përpara i paharruari Sharmon në veprën e tij "La Renaissance du droit naturel": "Nuk ka prirje për të mos quajtur asnjë kontratë të respektueshme, në qoftë se palët nuk janë vënë në kushte jo vetëm lirie, por edhe barazie. Në qoftë se njëri nga kontraktuesit është pa mbrojtje, pa burime, i detyruar të respektojë kërkesat e tjetrit, atëherë zhduket edhe liria e vërtetë".
Të gjitha këto të vijnë vetvetiu ndër mend tek përpiqesh të analizosh deri diku ecurinë e procesit elektoral në vijim, ose të pjesës së pasme të tij, tani kur ai ndodhet në prag të mbylljes. Tangencialisht, ja çfarë ndodhi...Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të urdhrit të kryeministrit për t'u shpallur me çdo mënyrë fitues i Tiranës kandidati i qeverisë së tij, rezultatin epilogar me 10 vota diferencë në favor të shefit të opozitës nuk e konsideroi përfundimtar. Me një kërdi ndërhyrjesh (haptazi apo fshehurazi) te ca proces - verbale dhe në 117 kuti votimi të qendrave të ndryshme të kryeqytetit, pothuajse e dhjetëfishoi diferencën në drejtimin e kundërt. 'Arsyetimi' i përdorur me këtë rast nga organi qendror i administrimit zgjedhor u justifikua me pretendimin, se respektimi i barazisë së votës i jepte të drejtë dhe i vinte detyrë(?!) këtij organi që të numëronte si të vlefshme edhe votat e hedhura jo në kutinë përkatëse, duke shpërfillur kështu haptazi Kodin Zgjedhor dhe pa iu futur aspak interpretimit të dispozitës përkatëse të tij.
Kolegji Zgjedhor nga ana e vet, nëpërmjet një vendimi të parafundit, në thelb e legalizoi këtë 'inovacion' antiligjor. Ndërkohë që, me sa kuptohet, për të kufizuar hapësirën e diskriminimit imponoi të rinumëroheshin fletët e votimit në të 485 qendrat e Bashkisë së Tiranës, nën arsyetimin që "mospërputhjet e fletëvotimeve me numrin e votuesve në Tiranë përfaqësojnë thyerje të ligjit, duke shkelur parimin - një votues, një votë". Por, këto reze të rralla drite nuk mundën të agonin atmosferën e mbuluar me mjegull dhe me re, ato nuk mjaftonin për të ndriçuar rrugën. Prandaj, në vend që situata të përmirësohej e qetësohej, zullumi u trash më tepër. Nga një këqyrje e kujdesshme e kësaj faze të procesit rezultoi që vetëm në 109 kuti kishte 248 vota më shumë sesa votues, ose vetëm në 175 kuti të tjera - 506 vota më pak sesa votues. Kundërshtimet e anëtarëve në minorancë të këtij organi, përfaqësuesve ligjorë dhe vëzhguesve të opozitës, Kryetari i KQZ-së bashkë me tre 'gishtat' e tjerë të 'dorës' së tij i linin qetësisht, pa treguar aspak interes, që të rrëshqisnin efemere, si kokrrizat e rërës. Me këtë shpërfillje reaguan ata edhe për të mos shqyrtuar ankimin e paraqitur nga subjekti përkatës. A thua se, në këtë mënyrë kërkonin t'i tiposnin gjithkujt që i ndiqte në sallë, apo prej ekranit, pikërisht atë konstatimin e dhënë nga biologjia e kësaj bote: gjallesat me gjak të ftohtë janë helmuese. Kështu, fitores së kandidatit të maxhorancës qeverisëse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia dedikoi plotësisht "gabimeve njerëzore" të bëra në një masë plotësisht ndikuese në rezultatin e votimit. Por, tek e mbramja, çdo gabim ndëshkohet, siç vihet gishti te përgjegjësia që i ka ndikuar për t'i shkaktuar ato, e cila në këtë rast u takon organeve shtetërore.
Në këto kushte, opozita iu drejtua me një tjetër kërkesë - ankimore përsëri Kolegjit Zgjedhor, kësaj here për të shpallur pavlefshmërinë e këtij procesi dhe, si rrjedhojë, për të sanksionuar përsëritjen, qoftë edhe të pjesshme, të votimit në zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pra, ajo masë çka organi qendror i administratës elektorale nuk vendosi të materializohej, do t'i mbetej trupës gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor që ta vlerësonte dhe të urdhëronte zbatimin e saj. Si, në ç'mënyrë? Do të ishte e pamend që të nxirreshin këtu formula fikse. Aq më të mangëta dhe të pabesueshme do të ishin këto formula, përderisa ende nuk është vendosur (më saktë, nuk dimë të jetë vendosur) ndonjë standard ndërkombëtar specifik për rinumërimin e votave apo ripërsëritjen e zgjedhjeve. Megjithatë, në Rekomandimet e Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR - it për zgjedhjet e vitit 2009 nuk mungon edhe rekomandimi për rivotime të pjesshme në ato qendra apo zona ku mangësitë e vërejtura kanë ndikuar në rezultatin e përgjithshëm. Dhe, kurdoherë, kur flitet për tërësinë e funksionit gjyqësor nuk mund të anashkalohet ideja tashmë e ngulitur në rrafsh botëror nga doktrina që i përgjigjet secilës prej tri traditave juridike dhe e atyre të përziera, se në vlerësimin e interesave të kundërta meriton më shumë të mbrohet dhe duhet ndihmuar të fitojë interesi që mbështetet më mirë në arsye dhe në fakte.
Të dyja këto "pika kyçe" të kompasit arkimedian në fushën e drejtësisë, realisht s'i mungojnë as padisë ankimore më të fundit të opozitës dhe nuk mund t'u ndahen elementeve proceduriale që përmban ajo. Sidoqoftë, edhe kur gjyqtarit i shfaqen mbi tryezë pikërisht këto elemente, një ditë do t'i vijë fundi procesit, duke u zgjidhur thelbi i saj. Në këtë fund të pashmangshëm, gjyqtari edhe kur vëren boshllëqe në ligj, gjëja e parë që bën është krahasimi i çështjes që ka përpara me precedentët, qoftë të ruajtura në kujtesën e tij, qoftë edhe të fshehura nëpër dosje. Sidoqoftë, sa për rastin konkret, trupës gjyqësore nuk do t'i duhej të mundohej shumë. Sepse ishte vet ky Kolegj Zgjedhor, i cili vetëm disa ditë më parë vendosi të konsiderohej i pavlefshëm procesi në dy komuna (Kolsh, Armen) për mospërputhje rezultati. Pra, derisa kushti i mospërputhjes është i pranishëm, madje i përmasave më të dukshme në perimetrin e Tiranës, puna për zgjidhjen e saj thelbësisht në pajtim me precedentët që i përshtaten, nga natyra e vet i ngjan procesit në pajtim me ligjin. Ky vlerësohet si një proces kërkimi, krahasimi, në mos edhe më tepër. Madje, shumë gjyqtarë, jo vetëm në vendin tonë, rrallë shkojnë përtej tij në çështjet që gjykojnë. Pra, modeli që u ofrohet në shumë nuanca përbën rregullin që duhet të zbatohet. Ndërkohë, disa nga gjyqtarët që u ka rënë shorti të ngjiten në tribunalin e sotëm kanë qenë të përfshirë në vendimmarrjet për komunat e përmendura pak më lart. Kështu që precedenti ka peshë edhe më të madhe, duke marrë për ta vlerë jo vetëm molare, por edhe molekulare. Përfundimi është i qartë.