E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Dokumentet e reja të Serbisë do të konfiskohen

PRISHTINE- Dokumentet e reja të Serbisë, letërnjoftimet, patentat dhe targat e regjistrimit nuk janë të pranueshme në Kosovë.

Këto deklarata i ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i cili ka theksuar se në respekt me ligjet e vendit, policia është e detyruar t'i konfiskojë ato.

Ministri kosovar në një prononcim për mediat vendase ka thënë se janë konfiskuar dokumentet biometrike serbe, pasi sipas tij ato janë të jashtë ligjshme dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Sipas tij, jo më larg se më 1 nëntor të gjitha institucionet paralele serbe, duhet të shkrihen dhe të gjithë regjistrat dhe librat duhet të transferohen në juridiksionin e Kosovës.

“Nuk mund të ketë dy institucione të cilat lëshojnë dokumente në të njëjtin territor”, - ka thënë Rexhepi.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›