E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Suzana Salihu e BDI-së nënkryetare e Parlamentit

SHKUP- Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhur për nënkryetare të Parlamentit të Maqedonisë deputeten Suzana Salihu. Suzana Salihu është shqiptarja e parë që merr këtë post në Maqedoni.

Parlamenti maqedonas do të përcaktojë sot edhe zgjedhjen e kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të delegacioneve të parlamentit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), në Asamblenë Parlamentare të Organizatës Veriatlantike (KP NATO), në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE), në Dimensionin parlamentar të Iniciativës së Evropës qendrore (DP CEI) dhe të Asamblesë parlamentare të Mesdheut (AP Mesdhe).
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›