E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka munguar vullneti për të bërë reformën

Xhevdet Ferri

Me sa duket, është shumë e qartë pse kjo reformë është kaq shumë e vonuar në këtë fushë. Mua më rezulton se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së vullnetit. Kjo mënyrë, kjo lloj metodologjie që ka zgjedhur Ministria e Kulturës për të filluar implementimin e reformës, më duket se ka kapur thelbin e vet: reforma nuk fillon më me institucionin dhe me artistin, por në mënyrë të vullnetshme ministria e ka nisur duke reformuar vetveten. Në mënyrë të ndërgjegjshme dhe me bindje të plotë, ajo ka hequr dorë nga një pushtet që është pushteti ekonomik mbi artin dhe mbi artistët, duke ia deleguar këtë një agjencie shtetërore tashmë të specializuar. Mbeten me këtë reformë dhe me këtë ligj në funksion dhe në varësi të ministrit dhe të Ministrisë së Kulturës institucionet kombëtare qendrore, të cilat financohen drejtpërsëdrejti nga ministria dhe titullarët emërohen po nga ajo. Por me këtë lloj reforme, gjithë këtij blloku administrativ dhe burokratik i krijohet oponenti dhe kundërshtari më i rrezikshëm, që është mundësia që i jepet një artisti i lirë, i cili tashmë ka në dispozicion një fond publik për ta përdorur në mënyrë konkurruese dhe gati të rrezikshme për institucionin. Për herë të parë futet gara në sistemin tonë.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›