E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, lëvizje e duhur, por e vonuar

Vaso Tole

E konsideroj një lëvizje mjaft pozitive nga ana e Ministrisë për sa i përket këtij ligji. Do të thosha që është një lëvizje cilësore, sepse trajton çështjen nga kalimi i një ligji të formës dhe të mjetit, siç ishte ligji i institucioneve të artit skenik, në një ligj të përmbajtjes. Kjo besoj se zgjidh edhe natyrshmërinë se përse është e domosdoshme që të amendohet një ligj kaq i rëndësishëm, duke ditur që kemi kaq shumë probleme për çështjen jo vetëm të funksionimit të krijimtarisë artistike dhe të interpretimit, por edhe të institucioneve të saj. Hapi i dytë i madh ka të bëjë me faktin që ministria të jetë institucioni i politikave dhe jo i drejtpërdrejtë, i cili merret me aprovimin e projekteve, një pikë që ne si artistë e komunitete krijuese e kemi ngritur prej kohësh. Mosfunksionimi i Qendrës së Artit, ka bërë të mundur deri tani një kaos për sa i përket vendimmarrjes dhe orientimit të duhur të projekteve. Një hap tjetër i rëndësishëm është fakti që këto vite, të cilat kanë provuar se ky ligj nuk ka ekzistuar, kanë sjellë një qëndrim të ri karshi jetës artistike edhe për krijimin e institucioneve të reja dhe ky është një hap që duhet vlerësuar. I vlerësoj këto ndryshime si një lëvizje të duhur, por pak të vonuar.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›