Ulja e shpenzimeve nga ana e qeverise rriti buxhetin ne shtator

Ulja e shpenzimeve nga ana e qeverisë ka sjellë një rritje të buxhetit për muajin shtator.
Sipas të dhënave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, për 9 mujorin e këtij viti, në muajin shtator në arkën e shtetit janë mbledhur më shumë të ardhura se sa shuma e parave të shpenzuara, duke çuar në suficit buxhetin e shtetit.
Duke iu referuar shifrave, rezulton se në muajin e kaluar, teprica në buxhet ka rezultuar me 4,5 milionë dollarë, që do të thotë se të ardhurat janë shtuar në 28,349 miliardë lekë dhe shpenzimet janë ulur në 27,892 miliardë lekë.
Por efekti i raportit të ardhura shpenzime, është ndier menjëherë tek deficiti, i cili është ulur me 457 miliardë leke, duke shkuar në -30.732 miliardë lekë, nga -31,189 miliardë lekë qe ishte me pare.
Gjithsesi, të dhënat e ministrisë së Financave, tregojnë se të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në këtë shtator kanë shkuar më pak para në arkën e shtetit.
Po ashtu edhe investimet në muajin shtator, të krahasuara me atë të 2010-ës, janë ulur me gati 4 miliardë lekë.
Kjo, në fakt, ishte e pritshme pas vendimit që mori qeveria për të mos bëre asnjë prokurim projekti, për të cilin nuk ishte lidhur ende kontrata.