E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka nisur sot në Helsinki konferenca e 16-të e OSBE-së

Moskë -Ka nisur sot në Helsinki konferenca e 16-të e OSBE-së në nivel ministrash të Jashtëm. Mbledhja u hap nga Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen. Kjo është veprimtaria më e madhe diplomatike organizuar në Finlandë, duke pasur parasysh se në të marrin pjesë 50 ministra të Jashtëm ose sikundër u shpreh ministri i Jashtëm finlandez, Aleksandër Stub, rreth një e katërta e gjithë ministrave të Jashtëm të Botës.

Në Konferencën e tanishme marrin pjesë delegacione nga 56 shtete, duke përfshirë edhe delegacionin shqiptar, të kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha.

Sipas ministrit të Jashtëm finlandez, i cili është edhe kryetari i radhës i OSBE-së, Konferenca dyditore do merret gjendjen në Kaukaz, kryesisht me konfliktin midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, si edhe me problemin e sigurimit evropian. Lidhur me këtë të fundit pritet me interes diskutimi i ministrit të Jashtëm rus, Lavrov.

Prej disa kohësh Rusia kërkon rishikim thelbësor të programit të OSBE-së, gjë që nuk parapëlqehet nga shumica e delegatëve, duke përfshirë këtu edhe vetë kryesuesen e radhës, Finlandën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›