Torres do t’i mungojë fushave deri në janar për shkak dëmtimi
Liverpul - Fernando Torres do t’i mungojë skuadrës së Liverpulit deri në muajin janar për shkak të dëmtimit të tij. Lojtari pësoi një dëmtim përpara disa javësh në ndeshjen e Ligës së Kampioneve përballë Marsejës. Diagnozat e para deklaronin për një pushim rreth 15-20 ditë për lojatrin.
Por tani, trajneri i skuadrës, Rafa Benitez, shprehet se lojtari do të mungojë më gjatë, për shkak të problemeve muskulare. Benitez deklaron: “Mendonim që ai të kthehej këtë javë, por rikuperimi i tij nuk po shkon edhe aq mirë. Mendoj se do t’i duhen edhe tre javë për t’u rikthyer në ekip. Nuk duhet që t’i ushtrojmë presion lojtarit”.
Mungesa e tij pritet të ndikojë shum tek skuadra e Liverpulit, pasi të kuqtë ndodhen në vendin e parë në tabelë, dhe presioni i skuadrave që e ndjekin nga pas pritet të jetë më i madh.