E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka pak vend për optimizëm në ekonomitë europiane

BE

Bashkimi Europian ka kritikuar Britaninë e Madhe dhe vende të tjera europiane për supozimet “optimiste” për të ardhmen dhe deficitet e mëdha buxhetore. Britania e Madhe duhet që të heqë dorë nga paqartësitë në planet për të reduktuar deficitin buxhetor. Rregullatorët e BE-së duan që deficiti i një vendi anëtar të mos e kalojë 3% e GDP-së, por Britania e Madhe ka arritur një nivel deficiti prej 12.6% këtë vit. Edhe vende të tjera janë paralajmëruar që të ulin shpenzimet publike. Por kryesisht problemi i madh është Britania, e cila ndodhet madje në një situatë më të keqe se edhe vetë Greqia, vendi që po vuan më shumë krizën e buxhetit. Pas Britanisë në një situatë aspak të kënaqshme renditet Spanja.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›