E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ese Filmike per kineasten Adiana Elini

Ne vazhden e perkujtimeve te personaliteteve qe bene historine e kinematografise shqiptare, Arkivi Shteteror i Filmit perkujton nje tjeter figure. Paraditen e se shtunes do te shfaqet premiera e filmit dokumentar "Ese filmike per kineasten Adiana Elini". Nje filmi i realizuar nga Ilia Dede e Ferdinand Karuni, prezantohet ne kuader te 71-vjetorit te lindjes dhe 14-vjetorit te ndarjes nga jeta te nje prej kineasteve me te njohura ne vend. Disa nga filmat e saj me te suksesshem jane "Drejt Fierzes", "Qilimat tane ", "Poezia greke", "Art i lashte, mjeshter te rinj", "Cdo vije nje vizatim", "Kol Idromeno" etj. Adiana Elini nderroi jete pas nje semundjeje te rende ne Tirane, me 1994. Elini eshte nje prej kineasteve me ne ze ne Shqiperi sa i takon kronikes se filmit dokumentar. Nje nder filmat e saj eshte edhe ai per shkodranin e paperseritshem te piktures, Kol Idromeno, i cili rrembeu edhe kupen e cmimit te trete ne Festivalin e 7-te te Filmit Dokumentar e Televiziv Shqiptar 1987.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›