Kabineti Berisha, 10 zv/ministra ne "hije"

Me te pranishmit ne media jane zevendesministrat e Puneve te Brendshme, Ferdinand Pone dhe Gent Strazimiri. Te njejtin tregues kane edhe zevendesministrat e Financave, Florian Mima e Sherefedin Shehu dhe ajo e Puneve te Jashtme, Edith Harxhi. Pakkush nga opinioni publik mund ta dije se Kastriot Sulka figuron zevendesminister i Punes dhe Çeshtjeve Sociale.
Ndoc Fazllia eshte zevendesminister i Bujqesise, Zamira Sinoimeri eshte ne detyren e zevendesministres se Shendetesise.
Ndue Preka eshte ne funksionin e zevendesministrit te Bujqesise dhe Ushqimit, ndersa Suzana Turku ne detyren e zevendesministres se Kultures dhe Turizmit.
Ardiana Gjonaj eshte ne funksionin e zevendesministres se Arsimit dhe ka punuar ne vitet 1993-1995 si pergjegjese departamenti e seksioni, Departamenti i Informatikes, Universiteti Politeknik.
Ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave nuk figuron asnje jeteshkrim per zevendesministrin e Drejtesise, Viktor Gumi.
Po aq larg vemendjes se medias eshte edhe Stavri Ristani, zevendesminister i Puneve Publike dhe zevendesministri i Puneve Publike eshte Ernest Noka. Halit Shamata eshte zevendesminister i Arsimit.