Topalli, takim me grate e Gjirokastres

Zonja Topalli ka vizituar spitalin rajonal ne Gjirokaster, ku pas instalimit te nje klinike levizese gjinekologjike, eshte shtuar edhe numri i grave qe diagnostikohen atje.
Sipas zonjes Topalli, per ruajtjen e shendetshme te familjes dhe shoqerise eshte shume i rendesishem shendeti i gruas, vecanerisht ne luften kunder kancerit te gjirit dhe tumoreve te tjera.
Me grate e Gjirokastres, kryetarja e parlamentit bisedoi edhe ne nje takim te gjere, ku kerkoi mbeshtetjen e seciles grua shqiptare ne ndryshimin e mentalitetit per te folur hapur per problemet e tyre dhe per te denoncuar dhunen ne familje.
Sipas kryeparlamentares Topalli, ky mision do te jete edhe me i lehte kur vitin e ardhshem ne Parlament te kete me shume gra dhe vajza. Zonja Topalli i ka ftuar ato te behen pjese e vendimmarrjes, te hyjne ne gare dhe te konkurojne per te qene te suksesshme.