E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, LSI: Do bllokojme kuvendin

Ceshtja e reformes zgjedhore ka mbledhur ne nje takim te oreve te vona kryesine e partise Levizja Socialiste per Integrim. Drejtuesit e partise se dyte ne te majte analizuan gjithe ecurine e negociatave mes dy partive te medha per Kodin Zgjedhor.

Burimet nga takimi sqaruan per gazeten “Shqip”se eshte rene dakord te intensifikohen qendrimet politike ne raport me kete çeshtje. LSI thote se eshte e qarte perpjekja e PS dhe PD per te hequr perfaqesuesin e saj ne keto komisione te administrimit te zgjedhjeve.

Burime nga mbledhja sqaruan se eshte rene dakord te fillohet me protesta qytetare ne sheshe. Nje tjeter kercenim eshte ai me bllokimin e parlamentit duke mos lejuar ne asnje menyre kalimin e Kodit te ri Zgjedhor.

Reforma zgjedhore, LSI: Do bllokojme kuvendin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›