Kabineti grek mbështet Papandreun për referendumin

Papandreu theksoi para një takimi emergjent të qeverisë se një referendum do të ofronte një mandat “të pastër” për masat e shpëtimit, masa këto të kërkuara nga Eurozona.
Bursat ndërkombëtare regjistruan humbje të mëdha si pasojë e kësaj deklarate të kryeministrit grek. Gjatë ditës së sotme, Papandreu pritet të takojë liderët evropianë në Francë.
Gjatë një takimi qeveritar të orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, Papandreu u tha ministrave se qeveria ka nevojë për miratimin e popullit grek. “Referendumi do të jetë një mandat i plotë dhe një mesazh i qartë për brenda dhe jashtë Greqisë lidhur me kursin tonë Evropian dhe pjesëmarrjen në euro”./Start/F. P/
2011-11-02 09:08