E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, digjet një shkollë

Policia e Korçës bëri me dije se zjarri ka rënë në shkollën 9 – vjeçare “Neim Mucelli”, në Petrushë – Pogradec, rezultat i të cilit u dogj dyshemeja e një klase.

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se zjarri ka qenë aksidental pasi është lënë ndezur një sobë drush. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2011-11-02 09:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›