E Diel, 1 Nëntor 2026

Kabineti i PDK-së në Prishtinë e nisë me arsimin

Kabineti për Qeverisje të Mirë i Degës së PDK-së në Prishtinë ka hedhur një varg kritikash për mbarëvajtjen e arsimit në Komunë e Prishtinas.

Pas mbledhjes së rregullt, e cila u tha së do të mbahet çdo të mërkure, ku do të shqyrtohet nga një problematike e kryeqytetit, në këtë mbledhje në shënjestër ka qenë Arsimi i Mesëm i Ulët, dhe Arsim i Mesëm i Lartë.

Buxheti i vitit fiskal, u tha se është dashur  të drejtohen në investim të infrastrukturës shkollore, dhe arsimit në përgjithësi, më mirë se sa të teprojnë çdo vit rreth gjysma e parave nga investimet kapitale.

Besa Zagragja, nga Departamenti i arsimit, tha se PDK-ja ka themeluar Departamentin e arsimit për të diagnostifikuar problemet e arsimit në Prishtinë. Një nga ngecjet e përgjithshme të arsimit sipas sajë, është mungesa e reformave në arsim.

Ajo ka kritikuar Komunën për nepotizëm në emërimin e drejtorë të shkollave.

“Rasti më i freskët I nepotizmit është të shkolla fillore “Pavarësia”. Drejtori i emëruar është i afërm i drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës. Por, shqetësues për ne mbetet fakti tek siguria neper shkolla. Siguria nuk po menaxhohet si duhet. Mos realizmi i planit mësimorë dhe mungesat e mëdha neper shkolla janë tjetër problem Kjo vije si pasojë e mos funksionimit të mirë të Këshillave të prindërve neper shkolla”, tha Zagragja. Sipas sajë, le që tepricat e parave nga buxheti do të mundë të shfrytëzoheshin për infrastrukturë më të mirë të shkollave, por edhe ajo infrastrukturë nuk po mirëmbahet si duhet. “Komuna fillon ndertimin dhe rregullimin e infrastrukturës në një kohë të disfavorshme, kur fillon viti shkollorë, në shtatorë, ose tetor”.

Nga ana tjetër, kryetari i Kabineti për Qeverisje të Mirë Lirak Çelaj tha se kabineti ka identifikuar gjendjen në arsim në Prishtinë, dhe ajo sipas tij, nuk është e mirë. “Ne nuk jemi vetëm për të dhënë kritika, por për të dhenë edhe zgjidhje. Fillimisht jemi në teren për të shikuar gjendjen. Në rastin e fundit kemi vizituar fëmijët e HANDISKOS-it, për ta Komuna nuk e kishte ndarë as një centë. Nuk është e vërtetë se Qeveria po e anashkalon Prishtinën. Qeveria vetëm në arsim ka investuar mbi 10 milion euro, dhe ne i gëzohemi këtij fakti”.

Ndryshe nga hera kaluar, Çelaj është paraqitur pa ministrat, Memli Krasniqi, Vlora Qitaku, e zv. ministrin Shemsi Veseli. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›