Lulzim Zeneli mbron doktoraturën te Nexhat Daci

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Lulzim Zeneli, ka informuar se me sukses të plotë ka mbrojtur temën e Doktoraturës.
“Doktoratura është mbajtur në seksionin e Kimisë të UP-së. Tema e disertacionit të doktoraturës ishte “Korrelacioni ndërmjet elementeve toksike dhe esenciale në gjak te popullata humane në varësi nga ndotja e mjedisit”.”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga LDD-ja.
Komisioni vlerësues ishte në përbërje: Akademik Salih Gashi, dr. Pandeli Troja dhe dr. Hidajet Paçarizi. Mentor ishte Akademik Nexhat Daci.
I pranishëm ishte edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. /indeksonline/