E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabllogramë dhe sharlatanë

Vargje nga Arben Duka

Raportimet Uikiliks,

Nuk na erdhën si cunamët,

Se ne dinim shumë më tepër,

Nga çna thonë kabllogramët!

Veç një pjesëz të aisbergut,

E ka parë bota me sy,

Se 6-7 pjesët e tjera,

Fshehur janë në qeveri!

Ndaj smësuam shumë çudi,

Që se dinim dhe më parë,

E di çdo shqiptar zotni

Se Saliu është i marrë!

Siç e dinim për Fatosin,

Dhe e kemi thënë qëkur,

Që edhe pse bën bajlozin,

Është një burrë krejt i paburrë!

Siç e dinim dhe për Kaçin,

Dhe për prirjet spiunore,

Se ai e vuri saçin,

Që në vitet studentore!

Por mësuam: Sharlatanët

që na hiqen porsi zota,

kanë një maskë krejt të çjerrë,

se si ne i njihka bota!

Ai Uidhersi më parë

Ia dha hakun çdo njeriut,

Por të gjithë ata zagarë,

Sot janë miqt e Arviziut!

Arviziu pa dyshim,

Ka ardhur të bëjë detyrën,

A i ka ndënë vëzhgim?

Apo u pastron fytyrën?

A i shkruan tani DASH-it

se të liqtë janë bërë të mirë?

Se, – siç pamë – Fitër Bajramim,

Me ta hëngri me dëshirë!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›