E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Piramidën dhe jo vetëm

Dr. Kesiana Lekbello*

Cili është qëllimi i Shqipërisë Demokratike, ruajtja apo shkatërrimi i objekteve komuniste? Piramida, mes pjesëve historike që nuk mund të humbasin nga memoria e një populli

Një ndër politikat e Bashkimit Europian është konservimi dhe ruajtja e të mirave kulturore në tërë rajonin e Europës. Shumë projekte për restaurimin e monumenteve të Europës Lindore janë paraqitur në tavolinat e Brukselit duke fituar miratimin e fondeve për rikthimin në jetë të objekteve të braktisura ndër vite.

Ne Berlinin Lindor (ish-komunist) mbaruan me 2009-10 punimet per restaurimin e shume ndertesave qe i perkisnin periudhes se viteve komuniste, po ashtu ne Bullgari, qeveria bullgare ka ndjekur politika te drejta ne restaurimin dhe integrimin e institucioneve ish-komuniste ne kontekstin demokrat-liberal, me pak fjal ky fenomen vihet re kudo ne vendet e ish-bllokut komunist.Pote vazhdojme kerkimet tona sidomos gjate viteve 1925-43, shohim se idete e politikes fashiste apo naziste misheroheshin me force ne arkitekture, e cila sherbente si mjet propagande per arritjen e qellimeve te ekspansionit territorial, e jo vetem.

Ne perputhje me keto ide ne Itali gjate atyre viteve u realizuan ne nje kohe te shkurter qytete te reja qe njihen dhe relativisht mbajne akoma apelativin si qytete fashiste. Keto qytete, jo vetem nuk u shkatarruan dhe u hodhen poshte si monumente te periudhes fashiste, perkundrazi vazhduan me tej politikat konservatore ne rritjen e vlerave artistike-arkitektonike dhe kulturale te artit ne fjale. Askush nga politikanet italiane kerkoi votimin ne parlament apo nderhyrje ne Kushtetute, qe te prisheshin Veprat dhe Objektet artistike te periudhes se fashizmit. Italia eshte, arkitektonikamente fashiste, sikurse eshte edhe Romake, Mesjetare, Rilindase, Barokase, Neoklasike e me rradhe. Nuk e sjell kot kete shembull, madje kerkoj qe zeri i Kujteses ne respekt te mbare popullit te degjohej edhe nga parlamentaret tane te maxhorances, te cilet jo vetem nuk duhet ti drejtohen Kushtetutes per te prishur nje Objekt komunist, por nevojitet, nese ndjejne Peshen e Historise mbi shpatulla, te kerkojne Falje qe arriten dhe e derguan problemin e Piramides deri ne kete pike. Sigurisht artikulli ne fjale nuk do te ngjalle asnje problem Ndergjegjeje tek gruppi i maxhorances, qe votuan prishjen e objektit komunist; ky vendim me kujton qe procesi i demokracise ne Shqiperi ka akoma rruge per te bere, shpresoj ne vije te drejte. E megjithate nje ze i brendeshem i devotë që unë quaj ndergjegje, me dha frymezimin te shpehe keqardhjen time te thelle nëse Piramida do te prishet. Profesioni im ne Konservimin e te mirave Kulturore, Historike dhe Arkitektonike me shtyn te jem vigjilente ne keto problematika, ndaj uroj me zemer që Piramida jo vetem te mos preket por te restaurohet dhe ti jepet nje identitet i ri pa harruar aspak historine e saj te kaluar. Lishues te nderuar demokracia eshte nje bankë-prove e vertete per ne te gjithe, ndaj nuk duhet asnjehere te ulim zerin dhe te heshtim, sikurse edhe qeveritaret qe ne kemi votuar nuk duhet te abuzojne me pushtetin qe Ne te gjithe i kemi dhene. Te konservosh te kaluaren do te thote te jesh gjithmone i   kujdeshem per te ardhmen. Kjo vlen per Piramiden por edhe per Vepra te tjera qe i perkasin periudhave Historike. Mund te reflektojme mbi kete problem duke u mbeshtetur tek Memoria Kolektive e nje Populli e cila pa dyshim i perket brezave qe do vijne.

Ky eshte edhe aspekti i dyte i ketij artikulli. Mendoj të theksoj shkurtimisht një veçori themelore te Historise se Njerezimit: njeriu ne shekuj ka ditur te zoteroje hapesirat duke ndertuar objekte me materiale te thjeshta apo te çmuara, per te arritur qellimin final, i cili lidhet ngushte me organizimin e jeteses njerezore. Ky fakti i thjesht u shoqerua edhe me krijimin e nje gustoje artistike te ndryshme, ku çdo popull kerkoi dhe kerkon akoma te jetoje, duke shikuar dhe shijuar veprat qe te paret kane trasheguar sipas nje skheme = menyre paraqitje dhe eidos = ideja e imazhit qe mbetet pergjithmon. Si rrjedhoje mund te themi qe Veprat artistike, monumentet dhe objektet rrethuese dine te flasin, sepse na kujtojne te kaluaren. Gabohemi, ose me mire kjo eshte nje genjeshter e madhe. Ne te vertete jemi Ne qe bejme te flasi çdo monument apo veper arti qe na intereson, sikurse jemi po Ne qe monumentet qe quajme pa interes i bejme te heshtin. Duke vepruar keshtu behemi pa dashur gjykates barbare nese do lejojme fatin e te pandehurit Monument te varet nga vendime te tilla. Ne jemi ata persona qe deshirojme qe veprat te flasin si ne, te flasin per ne per jeten tone. Nderkohe nje pjese e Jona, sipas kohes dhe interesave deshiron qe objektet te mos flasin, te heshtin pergjithmon. Mos harrojme qe heshtja eshte me keqe se vdekja. I vdekuri kujtohet, i heshturi injorohet. Argumenti eshte i komplikuar nese nuk i gjejme fijen e duhur per ta zgjidhur, nese kjo nuk arrihet atehere mbi çdo veper do te rendoje vetem interesi i tregut te biznesit. Te reflektosh kerkon energji pozitive, te kujtosh etapat e njerezimit kerkon nje bagazh kulturor aspak indiferent, ndaj kjo forme analize na sugjeron ne menyre te forcuar te kuptojme qe duke denuar idhujt e pushtetit te vjeter denojme memorjen e formave artistike, qe kane karakterizuar nje periudhe historike te caktuar, e cila sot nuk eshte me. Te mbytur siç jemi me imazhe dhe arkitektura te çdo forme dhe tipi, e ndjejme veten spektator indiferent ndaj xhungles arkitektonike pa kriter. Kur na intereson ndjehemi spektator te acaruar, kur dikush na merzit ndjehemi spektator te bezdisur, sidomos nga debatet politike shpeshhere sterile, por kjo na ka larguar gjithmon e me teper nga ndjenja e nje pasurie kombetare qe duhet vleresuar me teper se interesi personal. Te jemi te bindur duam apo sduam Ne, tashme logo, simboli ne fjale (piramida) ka ditur ti bej vend vetes ne gjuhen e popullit. Kthehemi tek jeta e perditeshme: si Studiuese arrij te shikoj konkretisht qe e verteta e nje arkitekture lind nga sugjestjoni i saj si pjese e jetes se perditeshme. Jo pa qellim ne gjuhen e çdo populli njerzit takohen, shkembejne relazione, ne vende te caktuara; kujt nga ne si ka rene rasti te takohet me shoqerin tek Piramida (kujtoj rinine time universitare neTirane), pra Piramida eshte nje vend takimi i mundeshem per tiranasit apo qytetaret e tjere qe vijne neTirane. Ky objekt ka krijuar ne memorien kolektive ne mbare popullin shqipetar,e jo vetem, nje imazh te konsoliduar, i cili ne te mire apo ne te keqe, ka nje force historike te pakundershtueshme. Atehere perse te prishet kjo ritmike e perditesheme, perse te prishen kujtimet e rinise per mijra studente te djeshem dhe te sotem, kush ju lejon te dashur parlamentare te na hiqni kujtimet tona, Vendi ka nevoje te zgjidhe probleme jetike, ndaj merruni me keto pune e leni ne qetesi kujtimet e nje populli. Ju Lutemi !!! Do te dukeni krejtesisht te dobet nese vazhdoni dhe mbani tezen me parrullen politike Piramida, simboli i Enverit, apo simboli i diktatures. A Ju kujtohet, gjate viteve te Enverit u prishen me qindra Vepra fetare si qendra te propagandes. Ju qeveritare qe dashuroni demokracine me te drejte ngritet zerin dhe denuat me force shkatarrimet e kryera…sot per ironin e fatit, Ju po veproni njesoj si ish diktatori, i cili prishi simbolet fetare. Nese jeni vertet Demokrat, degjoni Zerin e Brezave. Ndaluni, sepse neser do te quheni Ju, Diktatore te Periudhes Demokratike. E serisht, kush mund te me shpiegoje perse Zogu i Zi quhet akoma keshtu edhe se aspekti i tij ka ndryshuar ne vite? Perse Shallvaret mbeten akoma Shallvare apo Blloku qe ska shenje te ish bllokut te dikureshem quhet akoma keshtu.., siç e shikoni eshte e veshtire te mohosh memorien e popullit. Vendi ku eshte ngritur Piramida do mbetet perjete, mjaft me epitetet ekota. Qe te jemi te qarte, ketu nuk behet fjale te mbajme apo te prishimin Piramiden, sepse eshte vepra e Enverit. Gabojme po te mendojme keshtu; ketu behet fjale te kuptojme qe idea dominuese qe zotëron Historine e Artit (perfshire ketu edhe arkitekturen),

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›