Papa vizitë delikate në Izrael
Papa Benedikti XVI ka mbërritur në Izrael në ndalesën e dytë dhe më delikate të turneut të tij në Lindjen e Mesme. Ai u prit nga udhëheqës izraelitë në një aeroport pranë Tel-Avivit para se të udhëtonte me helikopter drejt Jeruzalemit. Gjatë pesë ditëve të ardhshme ai do të vizitojë vende të shenjta që lidhen me jetën e Jezu Krishtit dhe do të takohet me udhëheqës izraelitë e palestinezë.
Papa ngjalli indinjatë në Izrael kur ripranoi në Kishë një peshkop që kishte mohuar ekzistencën e një pjese të Holokaustit. Disa izraelitë janë po ashtu të pakënaqur me mbështetjen që i ka dhënë Papa lumturimit të Papa Piut XII, në krye të Vatikanit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për të cilin izraelitët besojnë se nuk bëri sa duhet për të shpëtuar hebrenjtë e përndjekur.
Papa Benedikt tha se anti-semitizmi ishte krejtësisht i papranueshëm dhe se duhet luftuar kudo që shfaqet. Ai e bëri këtë deklaratë me të arritur në Izrael, në ndalesën më të fundit të turneut të tij në vendet e shenjta për të krishterët në Lindjen e Mesme.
Papa përmendi mbështetjen e Vatikanit për të drejtën e palestinezëve për të pasur atdheun e tyre. Ai tha se shpresat e shumë njerëzve vareshin nga rezultati i negociatave për paqe dhe kërkoi që të eksploroheshin të gjitha rrugët e mundshme në kërkim të gjetjes së një zgjidhje.
“Sytë e gjithë botës”, tha Papa me të mbërritur, “janë tek popujt e Lindjes së Mesme teksa ata përpiqen të zgjidhin konflikte që kanë shkaktuar kaq shumë mjerim.”
/BBC/