Kabul, NATO: Vritet kreu i talebanëve

Forca ndërkombëtare e NATO-s në Afganistan, ka bërë të ditur se ka vrarë kreun taleban, përgjegjës për sulmin që shkaktoi në gusht rrëzimin e një helikopteri amerikan në provincën e Wardak.
Gjatë atij sulmi në juglindje të Kabulit, u vranë 30 ushtarë amerikanë.
Ky ka qenë incidenti më i rëndë për koalicionin ndërkombëtar që prej fillimit të konfliktit, dhjetë vjetë më parë.