Kabul, protesta kundër filmit anti-islam
Qindra njerëz janë mbledhur në rrugët e Kabulit, për të protestuar kundër filmit që tall Islamin dhe që ka shkaktuar protesta vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
Policia në kryeqytetin afgan ka bërë të ditur se rreth 1,000 protestues, shumica prej tyre studentë, kanë brohoritur sllogane si: “Vdekje Amerikës”.
Autoritetet e rendit kanë thënë se protesta kanë qenë paqësore. Filmi “Pafajësia e Myslimanëve” është prodhuar në Shtetet e Bashkuara.