Arrin në 75 numri i të vdekurve nga sulmet në Bagdad
Ndërkohë që pak më parë ishte bërë një deklaratë, ku thuhej se numri i të vdekurve kishte arritur në 58 persona.
Sulmet e shdërruan ditën e sotme në më të përgjakshmen në kryeqytetin irakian, që nga tërheqja e trupave amerikane nga qendrat urbane dhe qytetet irakiane gjatë muajit qershor.
Një shpërthim ndodhi përpara parlamentit irakian në zonën e sigurisë së lartë, të quajtur Zona e Gjelbër, ku ndodhen ndërtesat qevritare dhe zyrat e trupave diplomatike të akredituara në vend, të cilat pësuan disa dëmtime, sipas pamjeve të shfaqura nëpër televizione të ndryshme vendase dhe të huaja.
Shpërthimi ndodhi përballë Ministrisë së Jashtme irakiane, vetëm pak metra jashtë Zonës së Gjelbër.
Shpërthimet e tjera ndodhën në afërsi të Ministrisë së Financave dhe ndërtesës ku ndodhen zyrat e qeverisjes qendrore të Bagdadit duke shkatërruar plotësisht ndërtesën.