E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabuli mirëpret lirimin e talebanëve

Kreu i Këshillit për Paqe në Afganistan, Salahuddin Rabbani, ka vlerësuar lart vendimin e Pakistanit fqinj për të liruar nëntë militantë talebanë, të cilët favorizojnë bisedimet për paqe.

Rabbani ka thënë se ky hap sinjalizon gatishmërinë e Islamabadit për të përfshirë grupin militant në fundin e luftës 11-vjeçare të Afganistanit.

Ai i ka bërë këto komente pas kthimit nga Pakistani, ku ka mbikëqyrur lirimin e nëntë talebanëve dhe ka lobuar për lirime të tjera.

Në të kaluarën, Afganistani ka akuzuar Pakistanin për strehim të kryengritësve, gjë që është hedhur poshtë nga Islamabadi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›